Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2025 ishte më i lartë, në një mesatare prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë 2024, ndërsa inflacioni mujor ishte -0,2 për qind në shtator 2025, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në raporti thuhet se rritja e çmimeve të konsumit vjen për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23,1%); bileta të fluturimeve (22,5%); energji elektrike (17,4%); kafe, çaj dhe kakao (14,2%); pemë (13,0%); mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve personale të transportit (12,8%); mish (12,1%).
Rritja vazhdon te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); qumësht, djathë dhe vezë (8,8%); shërbime hoteliere (8,3%); shërbime ambulantore (7,3%); vajra dhe yndyrna (6,8%); perime (5,8%); pije alkoolike (4,7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3%); kujdes personal (4,1%); bukë dhe drithëra (3,8%).
Shtator 2025 / Gusht 2025 -0,2 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% në muajin shtator 2025 krahasuar me muajin gusht 2025, si rezultat i rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%), energjia elektrike (-1.2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.
Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.4%), qumështi, djathi dhe vezët (1.1%), blerja e automjeteve (0.6%) dhe shërbimet hoteliere (0.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit