Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues i detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, transmeton KosovaPost.
Në një komunikatë për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet me dije se kjo u bë pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut”, thuhet në komunikatë.
Tutje theksohet se Kurti e uron Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.



Të tjera
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe
Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet LVV, pjesë e listës për deputete!
Pini ujë në temperaturën e dhomës, ndihmon metabolizmin dhe të humbni peshë