Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim një grup aktivistësh, veprimtarësh e atdhetarësh nga diaspora, ku thotë se kanë ardhur në vendlindje vetëm për të dhënë vulën e fitores sonë të madhe, raporton GazetaBlic.
Ramosaj falënderon të gjithë bashkëatdhetarët për mbështetjen që po i japin ku thotë se së bashku do ta bëjmë Deçanin edhe më të bukur.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të pres sot një grup aktivistësh, veprimtarësh e atdhetarësh nga DIASPORA, të cilët kanë ardhur në vendlindje vetëm për të dhënë vulën e fitores sonë të madhe.
Faleminderit nga zemra juve dhe gjithë bashkatdhetarëve kudo që jeni!
Faleminderit për besimin tuaj!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë për vendlindjen, në çdo etapë të jetës!
Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë Ramushit, Aleancës dhe mua si Kryetar!
Nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë!
Së bashku do ta bëjmë Deçanin edhe më të bukur!
#FLASIMmePUNË
#AAK174✅



Të tjera
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt
Faktorët që shkaktojnë çrregullime me ereksionin
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme