Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e sotme.
Osmani ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, teksa tha se sa më masive të jetë pjesëmarrja në proceset zgjedhore aq më e fortë do të jetë edhe demokracia e vendit, raporton teve.info
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në proceset zgjedhore, sa më i rregulllt dhe i lirë procesi zgjedhor aq më e fortë do të jetë edhe demokracia jonë”, tha Osmani.
“I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje por mbi të gjitha shpresojë që ky të jetë një proces me rezultate që do të jetë në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi presidentja Osmani
Ndryshe, ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu.



Të tjera
Thierry Henry mbron Ronaldon: Mungesa e Kupës së Botës nuk e prek trashëgiminë e tij
Egjipti me ankesë zyrtare për ndeshjen kundërthënëse ndaj Argjentinës
Spinaq për sy të shëndetshëm