Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka ushtruar sot të drejtën e votës.
Pasi votoi, Ismaili tha se shpreson që Prishtina sot ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim.
“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, në të cilën vendosim të gjithë për të ardhmen e saj për katër vjetët e ardhshme. Së pari dua të falënderoj qytetarët që më kanë pritur jashtëzakonisht mirë kudo që kam shkuar. Shpresoj që të shkojë edhe sot ditë e mirë”.
“Ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, dhe i falënderoj të gjithë vullnetarët e gjithë ata që kanë kontribuuar që kjo fushatë e jona të shkojë në mënyrën më të mirë që e kemi pa. Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim, në mënyrën që Prishtina të jetë një qytet që duam ta shohim, të zhvilluar”, tha ai.



Të tjera
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt
Faktorët që shkaktojnë çrregullime me ereksionin