Alban Hyseni pas votimit: Urojë që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës

Urojë që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës

Kryetari dhe njëherit kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij.

“Më lejoni që përmes jush të uroj që ky proces zgjedhor për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht për qytetarët e Gjilanit, të jetë proces i mirë e i mbarë, e para së gjithash demokratik.

Uroj që sa më shumë prej qytetarëve të dalin e të shprehin vullnetin e tyre dhe përmes votës të tregojnë për të ardhmen tonë dhe të ndërtojnë të ardhmen e Gjilanit”, tha Hyseni.