Shkrimtari Ismail Kadare ka vdekur sot në mëngjes, në moshën 88-vjeçare.
Burime pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i thanë Radios Evropa e Lirë se Kadare “pësoi arrest kardio-respirator”.
Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër – një qytet i vogël në malet e jugut të Shqipërisë.
Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.
“Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, gazeta amerikane Boston Globe e përshkroi si “roman të fuqishëm dhe prekës”.
Ai, gjithashtu, hyri në 100 librat e shekullit të gazetës Le Monde.
Bën fjalë për historinë e një gjenerali italian, i cili shkon në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore për të marrë trupat e ushtarëve italianë.
Kadare është “një nga romancierët më bindës që shkruan në çdo gjuhë”, shkroi Wall Street Journal për të.



Të tjera
Kura 30 ditore me qumësht blete do t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësishëm ndaj bashkëkombësve tanë
Vendimi ndaj tre serbëve për Banjskën, Kearns kërkon që tani të dënohen drejtuesit: Janë në qeverinë serbe dhe disa po fshihen nga ta