Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e tij duke e cilësuar atë si një fitore të thellë dhe bindëse, përcjell KosovaPost.
Në postimin e tij në Facebook, Lushtaku u drejtua drejtpërdrejt qytetarëve të Skenderajt, duke shprehur falënderimet për mbështetjen dhe besimin e dhënë:
“Fitoren e madhe e festojmë bashkë!
Të dashur qytetarë të Skenderajt, Sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse. Duke ju falënderuar për besimin e madh, ju ftoj në këtë festë të përbashkët!”, ka shkruar Lushtaku.



Të tjera
Blake Lively punëson ish-shefin e CIA-s në padinë ligjore me Justin Baldonin
Vera e nxehtë me plot veti të mira shëndetësore
Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?