Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah shqiponjat kuqezi, një arritje e jashtëzakonshme që do të kujtohet ndër vite.
Perla e Rey Manaj dërgoi në delir të gjithë tifozët shqiptar kudo në botë, u festa gjatë nga vetë protagonistët, por mbi të gjitha u festua pafund nga tifozët, për ta djemtë e Sylvinho-s e arritën objektivin kryesor, e fituan Botërorin e tyre.
Pas festës, është koha për të bërë llogari pasi fitorja në Leskovac na dhuroi vendin e dytë, por për të shkuar në “play-off” janë ende në lojë edhe dy takime të tjera.
Me 11 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria rrëmbeu me spektakël vendin e dytë, plus 4 pikë në raport me Serbinë, por rivalët e përjetshëm kanë në dispozicion një ndeshje më shumë, të martën luajnë kundër Andorrës, ndërsa Shqipëria është e angazhuar në një test miqësor kundër Jordanisë.
Fitorja ndaj Serbisë, këtë herë nga toka, i jep kuqezinjve një bonus të madh, por një rol shumë përcaktues në fatet e Grupit K ka edhe Anglia.
Më 13 nëntor, Shqipëria luan në transfertë kundër Andorrës, ndërsa në të njëjtën datë Serbia përballet me Anglinë në “Wembley”.
Pa diskutim tifozët e shumë shqiptar në Londër do të bëjnë tifo për ekipin e Tuchel që të mos falin Serbinë.
Faza kualifikuese mbyllet më 16 nëntor, ku Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania” ndërsa Serbia pret Letoninë, shkruan Panorama Sport.
Takimet e fundit të fazës kualifikuese nuk do të kishin më asnjë vlerë për fatet e Grupit K, ndërsa gjërat deri në atë pikë shkojnë sipas parashikimeve.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?