Juristja e medias, Flutura Kusari i ka ftuar organet e ndjekjes që “të qëndrojnë sa më larg idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls” pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ftoi ato që ta bëjnë këtë.
“Kryeministri Kurti i paska ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë raportimet (exit polls por indirekt i ka përfshirë edhe mediat) për rezulatet e zgjedhjeve dhe paska vendosë që ka qenë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Kjo është e pasaktë. Procesi zgjedhor ka qenë i përfunduar kur janë publiku exit polls. Unë i ftoj organet e ndjekjes me qëndru sa më larg, sa më larg, idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls”, shkroi ajo.
Kusari tha se ia merr mendja që “KPM-ja është duke i fërku duart dhe duke e shiku mundësinë me u përzi meqë Kurti ka bërë thirrje”.
“Edhe organet e ndjekjes edhe KPM-ja duhet të qëndrojnë larg kësaj teme dhe asnjë hetim nuk duhet të hapet”, shkroi ajo.
Ajo shkroi se “mendësia e Albin Kurtit, VV-së dhe e njerëzve rreth tij që me e përdorë ligjin penal me i ndëshku këdo që thotë diçka që atij nuk i pëlqen është e frikshme por sigurisht që do të jetë e pasuksesshme”.



Të tjera
Hemorroidet shkaktohen për shkak të këtij veprimi që bëni çdo ditë
Metoda japoneze për eliminimin e stresit
Frutat e thata, superushqimet që ndihmojnë të humbisni peshë