Erling Haaland po tregohet një “përbindësh” i vërtetë para portave kundërshtare.
Sulmuesi norvegjez po vazhdon të thyejë rekorde, shkruan “Gazeta Express”.
Të shtunën që shkoi, ylli i Manchester Cityt i realizoi tre gola në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Izraelit në Oslo.
Golat e realizuar në minutat 27, 63 e 72 e dërguan ish-futbollistin e Salzburgut e Borussia Dortmundit në kuotën e 12 golave në kualifikimet e Kupës së Botës.
Kështu, gjiganti i sulmit po e prin Kombëtaren e tij drejt gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa “hat-trick”-u ndaj izraelitëve vjen pas pesëgolëshit që e shënoi paraprakisht në muajin e kaluar në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë.
Me këtë rast, Haaland ishte bërë lojtari i parë që nga viti 1977 që shënon aq shumë gola në një ndeshje kualifikuese të Botërorit në eliminatoret evropiane.
Pas tregolëshit ndaj Izraelit, 25-vjeçari arriti në kuotën e 51 golave për Norvegjinë dhe atë në veç 46 ndeshje.
Kështu, ai regjistroi rekord absolut për aq shumë gola të shënuar në aq pak ndeshje.
Sipas Opta, norvegjezi e arriti këtë moment historik më shpejtë se yjet si Neymar Junior, Kylian Mbappe, Harry Kane, Robert Lewandowski, e mbi të gjitha më shpejt se legjendarët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Erling Haaland është një “monstrum” para portës.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?