Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë dhe nderin e saj për ftesën që mori për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Slloveni. Në një video të shpërndarë përmes Facebook-ut, Osmani theksoi rëndësinë e këtij angazhimi ndërkombëtar.
“Jam e nderuar të jem e ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, një mundësi për të diskutuar çështje kyçe që ndërlidhen me sigurinë dhe zhvillimin e rajonit tonë,” tha Presidentja Osmani në postimin e saj.
Në videon që ajo shpërndau, shihet gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili është i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme.



Të tjera
Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin
Trafiku Urban pëson ndryshime në linja për shkak të lojës Kosovë – Turqi
Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën