Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në nivel vendi, në garën për Kuvendet Komunale, të marrë mbi 175 mijë vota.
Sipas njoftimit të PDK-së, ajo është para Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 168 mijë vota dhe para Lëvizjes Vetëvendosje (VV) me 156 mijë vota.
PDK ka fituar në raundin e parë në tri komuna: Ferizaj, Skënderaj dhe Han i Elezit.
“Ndërkohë, bazuar në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër është e para. Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Mitrovica, Vushtrria dhe Kaçaniku. Ndërsa në Klinë dhe Dragash, PDK shkon si e dyta në balotazh,” thekson PDK.
Në tërësi, në garën për kryetarë në nivel vendi, PDK ka dalë e dyta me 200 mijë vota.
Në të gjithë Kosovën, janë të panumëruara edhe 84 vendvotime të tjera, dhe ky rezultat mund të rritet edhe më shumë.



Të tjera
10 tipare të njerëzve të zgjuar, nuk lidhen me inteligjencën
Përfitime shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit
Karakteristikat psikologjike të manipuluesve