Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat dhe funksionet brenda partisë.
Në një postim në Facebook, Hasani shprehet se arsyeja kryesore e dorëheqjes është rezultati zgjedhor, i cili sipas tij nuk ka arritur pritshmëritë personale dhe ato të partisë.
Siç thotë ai, puna dhe përkushtimi i tij nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.
Postimi i plotë:
Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.
Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës.
Faleminderit të gjitha strukturave të Nismës Socialdemokrate për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi.
Me respekt,
Xhemajl Hasani



Të tjera
Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt
Situata mes Granit Xhakës dhe Chelseat?! Sot tentohet një tjetër takim
Pse duhet t’i konsumoni vezët?