Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të muajit tetor, duke u përballur me Suedinë në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg, me fillim nga ora 20:45.
Përzgjedhësi Franco Foda do të duhet të përballet me mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve dhe kartonëve të verdhë. Nga lista fillestare janë larguar Florian Haxha dhe Lumbardh Dellova, të dy për shkak të lëndimeve. Në mbrojtje nuk do të luajë as Fidan Aliti, i pezulluar për shkak të kartonëve, ndërsa në mesfushë mungon edhe Elvis Rexhbecaj, i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Një lajm pozitiv për Fodën është rikthimi i mesfushorit Lindon Emërllahu, i cili është gati pas pezullimit.
Arijanet Muric do të jetë në portë i padiskutueshëm, derisa në mbrojtje dyshja e konfirmuar është Ilir Krasniqi – Albian Hajdari dhe balotazh për qendërmbrojtësin e tretë mes Kreshnik Hajrizit, Leard Sadriut dhe Ron Racit. Në krah do të jenë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.
Dyshja e mesfushës janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha në vend të Rexhbecajt të lënduar, me këtë të fundit që shihet në avantazh para Valon Berishës dhe Lindon Emërllahut.
Kosova pritet të kërkojë një rezultat pozitiv për të forcuar pozitën e dytë në renditjen e grupit dhe për të vazhduar me ritëm pozitiv në këto ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit