Situata e Suedisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa dy nga sulmuesit e saj më të shtrenjtë, Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres, ndodhen në qendër të një presioni të madh për të kthyer fatin e skuadrës.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Suedia ka vetëm 1 pikë dhe mban vendin e fundit në tabelë, pas Zvicrës (9 pikë), Kosovës (4 pikë) dhe Sllovenisë (2 pikë).
Një performancë e dobët në ndeshjen e ardhshme kundër Kosovës, që zhvillohet këtë të hënë, mund ta çojë ekipin në një krizë të thellë dhe ta komplikojë seriozisht rrugën drejt Botërorit të vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Futbolli suedez ka pasur një periudhë të vështirë gjatë këtij shekulli, duke mos arritur të kualifikohet në Kupat e Botës të viteve 2010, 2014 dhe 2022.
Sonte është testi i radhës si për sulmuesit e shtrenjtë suedez ashtu edhe për mbrojtjen dardane që nëse arrin sërish t’i ndalë këta dy, atëherë vlera e futbollistëve tanë do të rritet edhe më shumë.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit