Që nga mbyllja e periudhës së tij të dytë te Real Madridi në qershor të vitit 2021, emri i Zinedine Zidane është përmendur pothuajse çdo herë që ndonjë klub i madh evropian ka kërkuar trajner të ri.
Mes shumë klubeve që e kanë pasur në radar, më së shumti është përfolur Juventusi, por legjenda franceze ka qëndruar gjithmonë i rezervuar, duke ruajtur qartësinë për qëllimin e tij të vërtetë: drejtimin e ekipit kombëtar të Francës.
Në Festival Dello Sport, të organizuar nga gazeta italiane La Gazzetta dello Sport, Zidane foli hapur për planet e tij.
Këto deklarata e përforcojnë edhe më shumë dëshirën e Zidanes për të marrë drejtimin e Francës, ashtu siç kishte lënë të kuptohej edhe më herët, në maj të këtij viti.
“Ndihem mjaftueshëm i sigurt për të marrë drejtimin e kombëtares franceze, ku kam luajtur për 12, 13, ndoshta 14 vjet. Sigurisht, është një ëndërr e imja dhe mezi pres ta realizoj. Kur të vijë koha, do të jetë një kënaqësi e madhe nëse më jepet mundësia. E kam lënë karrierën time në pritje për pak kohë, por ende ndihem si trajner”, deklaroi Zidane.
Nëse kjo ndodh, Zinedine Zidane duket kandidati më natyral dhe më i pëlqyer për ta trashëguar stolin e Francës, duke nisur një epokë të re me një nga figurat më ikonike në historinë e futbollit francez.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit