Truri i njerëzve me mbipeshë duket 10-të vjet më i vjetër se sa ata që kanë peshë normale trupore, ka zbuluar një studim i ri.
Truri në mënyrë natyrale e humb mantelin e bardhë – pjesë e trurit që transmeton informata – me plakjen e njerëzve.
Mirëpo një ekip i Universitetit të Cambridge, ka zbuluar se kjo materie e trurit fillon e humbet nëse njeriu shton shumë peshë.
Sipas kësaj të gjeture, një 50 vjeçar me mbipeshë, ka trurin e një 60-të vjeçari, raporton BBC.
Studiuesit kanë thënë se u duhet të bëjnë ende kërkime për të zbuluar se sa është masa e tepërt trupore që e afekton trurin.
Ekipi i Universitetit të Cambridge, ka bërë studimet e 473 njerëzve të moshës 20 deri në 87 vjeç.



Të tjera
BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht