Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nënshkrimin e `Planit të Paqes` për Gazën, duke e konsideruar këtë fillim të një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme, përcjell KosovaPost.
Osmani ka theksuar se përmes udhëheqjes së presidentit amerikan dhe angazhimit të liderëve të tjerë, ky moment i shumëpritur ka ardhur në realitet. Sipas saj, marrëveshja ofron mundësinë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë.
“Përmes udhëheqjes vendimtare dhe të guximshme të presidentit DonaldTrump, dhe përkushtimit të të gjithë liderëve që punuan pa lodhje për këtë qëllim, ky moment i shumëpritur shpresë ka ardhur në realitet. Kjo marrëveshje ofron një rrugë për të vënë përfundim viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke i dhënë familjeve të panumërta mundësinë të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri”, ka shkruar Presidentja kosovare në “X”.
Gjithashtu, Osmani ka bërë thirrje që të gjitha palët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të zbatojnë plotësisht planin e paqes.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit