Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Taulant Balla: Mijëra zemra do të bashkohen nga gjitha trojet shqiptare
Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla edhe njëherë ka bërë thirrje për të mbështetur protestën e 17 tetorit në Tiranë e cila do të mbahet për kërkuar drejtësi për ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.
Ai ka thënë se protestës do t’i bashkohen mijëra zemra.
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT⚖️ LIRIA KA EMËR “, ka shkruar Balla.
Në protestën gjithëkombëtare të organizuar nga OVL-UÇK, fjalim veç kryetari të kësaj organizate Hysni Gucati, do të ketë edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. E i pranishëm do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka dalë dhe publikisht e ka përkrahur protestën.
Nga Kosova pritet që të nisën 60 autobusë.
Na kanë mbetur edhe dy ditë deri në protestë. Të premten do të mbahet protesta. Në Kosovë kanë dalë në mbështetje shumica e partive politike, PDK, AAK dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Ne kemi mbështetje të madhe nga qytetarët. Sa për fjalime, mund t’ju tregoj do të jenë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Ali Ahmeti do ta marrë fjalën, si dhe unë si organizator i protestës. Do të jetë edhe një familje e dëshmorit nga Shqipëria që ka rënë dëshmor në Kosovë, një familjar i tyre do ta marrë fjalën. E kemi të konfirmuar që kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në protestë, jemi duke pritur sot ose nesër të na lajmërojë edhe për fjalim. Nuk besoj që do ta refuzojë fjalimin, të paktën krejt varet nga agjenda e tij. Dje na ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e 17 tetorit. “Na kanë dhënë mbështetjen edhe tifozët kuq e zi në Shqipëri. Numri i qytetarëve do të jetë bukur i madh, që vetëm nga Kosova deri më sot i kemi deri 60 autobusë që janë konfirmuar. Protesta ka karakter kombëtar, UÇK-ja e ka gjenezën mu në Tiranë, aty është formuar në vitet e ’90-ta dhe ne aty pikërisht po shkojmë ku është formuar UÇK-ja, t’i tregojmë gjykatës speciale që UÇK rrjedh nga populli dhe ne jemi nga populli. Pa mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ne sot nuk kishim mundur të vepronim apo të bënim luftën”, tha të hënë kryetari Gucati në një konferencë për media.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit