Policia e Kosovës po merr masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë vizitës zyrtare të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë dhe do të riorientojë trafikun në rrugë alternative për të mundësuar lëvizje të sigurt dhe të qetë.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për respektimin e masave të sigurisë.



Të tjera
Top sekretet e njerëzve që kurrë nuk sëmuren
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 28°C
Turqia mirëpret rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët, i kërkon NATO-s që t’i kthejë zotimet në aftësi