Gjermania ka emëruar zyrtarisht Rainer Rudolph si ambasadorin e saj të ri në Republikën e Kosovës, pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Jorn Rohde.
Rudolph ka nisur mandatin e tij në Prishtinë, duke marrë përsipër forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme si ekonomia, sundimi i ligjit, zhvillimi demokratik dhe integrimi evropian.
Në një video-adresim për qytetarët e Kosovës ambasadori i ri gjerman shprehet se mezi pret që të njoh popullin kosovar.
Ai thotë se Kosova për gjermanët është një partner i rëndësishëm.
“Për neve gjermanët, Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Ne jemi krenarë që mbështesim Kosovën, një komb i pavarur dhe sovran tash e një kohë”, ka deklaruar ambasadori i ri gjerman Rainer Rudolph.
Ambasada Gjermane në Kosovë ka shprehur entuziazmin për ardhjen e ambasadorit të ri, duke thënë:
” Jemi të emocionuar të prezantojmë Ambasadorin tonë të ri, Rainer Rudolph!”



Të tjera
Këto janë erëzat më të mira për shëndetin
Spiunohet Aston Martin DBS Superleggera Volante super sportiv
Përfitimet që merrni nga vaji i mentes