Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvillua një konferencë për media ku ka folur për procesin zgjedhor të së dielës.
Ai është pyetur edhe për humbjen e PDK-së në Drenas, ku fitues doli Ramiz Lladrovci.
Këtij të fundit ai ia uroi fitoren, porse humbja atje, tha se u ka lënë ‘’shije të hidhur’’.
‘‘Asnjëra parti politike në këtë proces, e as ne si PDK nuk i arritëm objektivat e plota në këtë garë zgjedhor, natyrisht na la një shije të hidhur humbja në Drenas. Kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren, dhe shpresoj që do të punojë në të mirën e qytetarëve të komunës. Me vjen keq që edhe në këtë garë lokale, qytetarët e Drenasit u vendosen në një pozitë të vështirë’’, ka thënë ai mes tjerash.
”Me sa e kam kuptu zoti Lladrvoci do të kthehet në zyrat ku ka qenë më herët. Por zyrat e PDK janë aty ku është kryesia legjitime e saj. Mendoj që gara atje ka përfundu, fokusi jonë është në balotazh.”, ka thënë ai.



Të tjera
Trump minimizon tensionet me Xi për Iranin para samitit në Pekin
Një dekadë nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje