Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot mirëpritën në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey, përcjell KosovaPost.
Basha tha se në këtë takim diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe i biseduan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Këshillit të Evropës përmes projekteve të përbashkëta dhe konkrete.
“Bashkëpunimi institucional me Këshillin e Evropës ka dimension të posaçëm për vendin tonë, veçanërisht në fushat që lidhen me forcimin e demokracisë, transparencës parlamentare, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar për avancimin e standardeve demokratike që e afrojnë vendin tonë edhe më shumë me praktikat më të mira evropiane. Në takim ritheksuam edhe kërkesën tonë të drejtë e të bazuar për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Si shtet që i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara, Kosova pret të jetë pjesë e kësaj organizate që promovon mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”, shkroi Basha në ‘Facebook’.
SIpas tij, anëtarësimi në Këshillin e Evropës njëkohësisht do ta shtonte një mekanizëm tjetër në qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët tanë pa dallim, duke ofruar të drejtën që t’i adresojnë rastet e tyre të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë shprehim mirënjohjen e sinqertë për znj. Mary Ann Hennessey për punën dhe përkushtimin e saj e të institucionit që ajo përfaqëson, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e madhe të ofruar për institucionet tona dhe për përparimin demokratik të Republikës së Kosovës”, tha Basha.



Të tjera
Këto janë erëzat më të mira për shëndetin
Spiunohet Aston Martin DBS Superleggera Volante super sportiv
Përfitimet që merrni nga vaji i mentes