Sonte në Pressing, nga ora 20:15, i ftuar është kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili tha se në do të ju ndihmojë kandidatëve për kryetarë komunash që vijnë nga radhët e PDK’së e që janë në balotazh.
“Unë do me ju ndihmu kandidatëve që janë për kryetarë komune që janë në balotazh nga radhët e PDK”.
Tutje ai tha se nëse kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi nuk dëshiron t’i ndihmojë kandidatëve të tjerë për kryetarë komune, atëherë ai do “t’i shikojë punët e veta”.
“Kryesia e PDK’së murr një vendim të hidhur, sepse nuk munen me mujt një kamion me një bedel edhe me u lshu krejt kryesia…. Në qoftë se kryetari i PDK thotë se nuk ka nevojë për strukturën e kryetarit të Lladrovcit me na ndihmu në asnjë komunë, unë me zor kërkujna smujna me i shku, por përgjegjësia e dytë vjen edhe një herë mbi të”, tha ai.



Të tjera
Këto janë erëzat më të mira për shëndetin
Spiunohet Aston Martin DBS Superleggera Volante super sportiv
Përfitimet që merrni nga vaji i mentes