Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje në rindërtimin e infrastrukturës së futbollit në Gaza.
Kjo iniciativë do të jetë pjesë e një programi më të gjerë të rimëkëmbjes pas luftës për rajonin, siç është rënë dakord nga pjesëmarrësit në samitin e paqes në Sharm El Sheikh të Egjiptit.
Sipas Infantinos, FIFA është e vendosur të restaurojë objektet sportive të shkatërruara gjatë konfliktit dhe të lançojë një fond të posaçëm për të ndërtuar fusha të reja futbolli dhe për të mbështetur programet rinore, transmeton Klankosova.tv
“Është shumë e rëndësishme që FIFA të jetë këtu – për të mbështetur, për të ndihmuar dhe për të siguruar që procesi i paqes të bëhet realitet. Futbolli duhet të bashkojë dhe të japë shpresë”, deklaroi Infantino.
Ai theksoi se organizata planifikon të bashkëpunojë ngushtë me Shoqatën Palestineze të Futbollit (PFA), duke krijuar mundësi për fëmijët dhe duke e rikthyer futbollin në rajon.
Punimet e restaurimit do të fillojnë sapo të stabilizohet situata humanitare në Gaza.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit