Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim në Londër nga sekretarja për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Shabana Mahmood, përcjell KosovaPost.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Mahmoodin e njoftoi për progresin e Kosovës veçanërisht në fushën e sigurisë.
“E njoftova për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare. E falënderova përzemërsisht Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona. Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ende ka kohë për të votuar!
Gjethet e rrushit kundër reumatizmit dhe inflamacionit
Tri raste evidentohen nga Prokuroria, tjerat incidente të vogla