Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pritet të jenë më të theksuara në disa rajone dhe lokalisht mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 5 metra në sekondë.



Të tjera
Dhurata “kreative” për Shën Valentin
“Narrativa të fabrikuara” – Islami reagon ndaj pretendimeve të Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris
Turqia është shtëpia ime, ëndrra ime është kualifikimi me kombëtaren e Kosovës