Pronarët e Interit raportohet se janë hezitues për të zgjatur kontratat që po skadojnë të Henrik Mkhitaryan, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, ndërsa edhe bisedimet për një marrëveshje të re me Davide Frattesi janë pezulluar.
Interi tashmë po planifikon për sezonin 2026-27 e më tej, dhe sipas raportit të fundit të “Calciomercato.com”, pronarët e klubit, Oaktree, duken të pavendosur për të zgjatur kontratat e lojtarëve që kanë kaluar të 30-at.
Kjo vlen për Mkhitaryan, Darmian, Acerbi dhe de Vrij, megjithëse klubi mund të bëjë një përjashtim për holandezin, i cili, në moshën 33-vjeçare, mund të vazhdojë të luajë edhe për disa sezone në “San Siro”.
Sipas raportit, Oaktree janë të hapur për të diskutuar një rinovim kontrate me mbrojtësin e majtë brazilian Carlos Augusto, 26 vjeç, i cili ka kërkuar rritje page dhe një kontratë të re deri në vitin 2028.
Ish-mbrojtësi i Monzës nuk është titullar i rregullt te Interi, por deri tani ka grumbulluar shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke dhënë dy asiste.
Frattesi, nga ana tjetër, ka bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon, pa asnjë kontribut në gola.
Drejtuesit e klubit raportohet se e kishin informuar Frattesin disa muaj më parë se ishin të hapur për të diskutuar një marrëveshje të re, por Oaktree thuhet se i ka pezulluar bisedimet, pasi dëshiron fillimisht të vlerësojë paraqitjet e mesfushorit italian gjatë këtij sezoni.
Edhe Cristian Chivu dukej se kishte më shumë dëshirë ta aktivizonte Frattesin më shpesh sesa Simone Inzaghi, por deri tani mesfushori italian ka pasur edhe më pak minuta loje se nën drejtimin e trajnerit të mëparshëm të Interit.
Kontrata aktuale e Frattesit me Interin skadon në qershor të vitit 2028.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit