Napoli’s Romelu Lukaku celebrates after scoring his side’s 2nd goal during the Italian Serie A soccer match between Napoli and Cagliari at the Diego Maradona stadium in Naples, Italy, Friday, May 23, 2025. (AP Photo/Gregorio Borgia)
Sulmuesi belg Romelu Lukaku po rikuperohet nga një dëmtim në gusht dhe dëshiron të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, Napoli vs AC Mialn.
Ka qenë data 14 gusht kur Lukaku pësoi lëndim gjatë ndeshje miqësore të Napolit kundër Olympiacosit. Kanë kaluar gjashtëdhjetë e tre ditë që atëherë, dhe sulmuesi belg është ende jashtë fushave me një dëmtim të shkallës së lartë të rectus femoris në kofshën e majtë.
Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Interit dhe Romës pritet të kthehet në Itali në mesin e nëntorit.
Në Castel Volturno, selia e Napolit, Lukaku do të informojë stafin mjekësor të Napolit mbi progresin e bërë deri më tani, përpara se të ndjekë një orar strikt.
“Big Rom” thuhet se ka caktuar tashmë datën për rikthimin e tij: 18 dhjetor 2025.
Kampionët italianë do të përballen me Milanin e Allegrit në gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë, dhe belgu tashmë ëndërron një rikthim të madh. Në të vërtetë, rekordi i Lukakut kundër kuqezinjve është më shumë se pozitiv: 14 ndeshje të luajtura, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit