YouTube zgjidh problemin që ndikoi për një kohë të shkurtër në transmetimin e videove globalisht

YouTube tha të mërkurën se ka zgjidhur një problem që ndikonte në shërbimet e transmetimit të videove për disa mijëra përdorues globalisht.

Në një postim në X, YouTube njoftoi se përdoruesit tani duhet të jenë në gjendje të luajnë video në YouTube Music, YouTube TV dhe platformën e saj kryesore – pa specifikuar se çfarë e shkaktoi problemin.

Në kulmin e tij, në orën 7:55 pasdite, 366,172 përdorues në SHBA kishin raportuar probleme me YouTube, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet duke mbledhur raportet e statusit nga një numër burimesh.

Mijëra ndërprerje u raportuan gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, tregoi Downdetector, transmeton Telegrafi.

Shifrat e Downdetector bazohen në raportet e paraqitura nga përdoruesit. Numri aktual i përdoruesve të prekur mund të ndryshojë.