Protestuesit kanë mbushur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar figurën e heroit kombëtar.
Disa prej tyre mbanin në duar flamuj të UÇK-së dhe pankarta me thirrje për drejtësi.
Protesta pritet të nisë zyrtarisht në orën 17:00. Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive nga Kosova dhe diaspora.



Të tjera
8 sjelljet “e zakonshme” për të cilat ndahen çiftet
Trajneri i njohur i përgjigjet akuzave për kurdisje të ndeshjes në Botëror
Ministri i Jashtëm i Iranit: Lu*fta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin