Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Izraeli kundër vendimit që mbështeti lëshimin e urdhër-arresteve për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galland.
Në nëntor të vitit të kaluar, GJNP kishte konstatuar se ekzistojnë “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland janë “penalisht përgjegjës” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të dyshuara në Rripin e Gazës.
Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat vendosën sanksione ndaj disa gjyqtarëve të gjykatës. Netanyahu e quajti vendimin “antisemit”, ndërsa presidenti i atëhershëm amerikan, Joe Biden, e cilësoi “skandaloz”.
Në maj, Izraeli kërkoi nga gjykata që të pezullonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli për çështjen e juridiksionit, por më 16 korrik GJNP e refuzoi kërkesën, duke theksuar se “nuk ekziston asnjë bazë ligjore” për ta bërë këtë.
Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar vendimin, por trupi gjykues vendosi se “çështja, ashtu siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”.
Të tjera
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!
Heroizëm shqiptar në Zvicër: Tre bashkatdhetarë shpëtojnë një grua, nderohen nga ushtria zvicerane!