Seksi me siguri nuk mund të konkurrojë me CrossFit ose lloje të tjera ushtrimesh për sa i përket djegies së kalorive, por ai ndihmon në djegien e disa, së bashku me përfitimet e tjera shëndetësore.
Sa kalori digjen gjatë seksit?
Sipas studimeve , njerëzit djegin mesatarisht 3 deri në 4 kalori në minutë gjatë seksit me intensitet të moderuar. Dhe duke qenë se akti seksual mesatar zgjat rreth 6 minuta , kjo do të thotë se, mesatarisht, seksi djeg rreth 21 kalori.
Në një studim të vitit 2013, të kryer mbi 21 çifte heteroseksualë, të shëndetshëm në fillim të të 20-ave, studiuesit zbuluan se mesatarisht, burrat digjnin 101 kalori (4.2 kalori/minutë) dhe gratë digjnin 69 kalori (3.1 kalori/minutë) gjatë seancave seksuale 24-minutëshe (përfshirë paralojën).
Cilat janë përfitimet e tjera shëndetësore të seksit?
Seksi ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore që janë shumë më të rëndësishme sesa djegia e disa kalorive. Më në detaje:
Rrit shëndetin e zemrës: Një jetë e shëndetshme seksuale mund të kontribuojë në një zemër më të shëndetshme. Në një studim të vitit 2011, studiuesit arritën në përfundimin se burrat që bënin seks të paktën dy herë në javë kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës (krahasuar me burrat që bënin atë një herë në muaj).
Lehtëson stresin dhe forcon lidhjen emocionale: Pas seksit, sekretohen hormonet e kënaqësisë, si oksitocina dhe prolaktina. Këto hormone lidhen me ndjenjat e angazhimit, relaksimit dhe kënaqësisë.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit