Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj kanë përfunduar me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të organizuar dhe realizuar nga ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se këto dy kurse forcojnë kapacitet luftarake të FSK-së. .
“Kursi për Staf të Betejës kishte për qëllim zhvillimin e nënoficerëve të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), forcimin e bashkërendimit të funksioneve luftarake, si dhe avancimin e proceseve të komandimit dhe kontrollit në nivel batalioni dhe brigade”, deklaroi ai.
Ndërkaq, “Kursi për Rreshter të Drillit”, sipas Maqedoncit, u fokusua në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së për t’u përgatitur si instruktorë të drillit efektiv, të aftë për të transformuar rekrutët e rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika ushtarake.



Të tjera
Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara