Arbana Osmani ka publikuar disa imazhe të mrekullueshme nga një darkë elegante në Toskanë, duke shënuar kështu një arratisje romantike me regjisorin Eduard Grishaj.
Në mbishkrimin e postimit, moderatorja e njohur shkruan thjesht: “Arratisje toskane”, duke lënë ndjekësit të kuptojnë vetë magjinë e momentit.
Në fotografitë e ndara në Instagram, Arbana shfaqet me një fustan mëndafshi me motive lulesh dhe taka elegante, duke reflektuar një stil të rafinuar dhe romantik.
Arbana Osmani/Instagram
Krah saj është edhe Eduardi, me një buzëqeshje të qartë dhe atmosferë intime, që flet për një mbrëmje të mbushur me dashuri dhe relaks larg angazhimeve të përditshme.
Dyshja punojnë së bashku në emisionin “Mirmëngjes Yje”, dhe kjo arratisje duket si një ndalesë e merituar për të shijuar kohën në çift.
Arbana Osmani/Instagram









Të tjera
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar
KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit