FMN jep vlerësimin pozitiv për Kosovën, Murati: Rritja jonë ekonomike do të kryesojë në rajon

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm pozitiv nëpërmjet një postimi në Facebook, duke u ndalur tek raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas këtij raporti, Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2025.

Murati thekson se kjo arritje vjen përkundër sfidave globale dhe krizave ekonomike që kanë prekur rajonin dhe botën.

Postimi i plotë: 

Sipas raportit më të fundit të FMN-së, Kosova edhe sivjet do ta ketë rritjen ekonomike më të lartën në rajon.

Kjo do të arrihet përkundër sfidave e krizave globale, si dhe duke mos e thelluar deficitin apo borxhin publik.

Kjo edhe njëherë e dëshmon se politikat e Qeverisë Kurti funksionojnë, dhe njëkohësisht demanton të gjithë ata që prognozonin të kundërtën.