I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si “tërësisht të korruptuara” dhe duke kërkuar që t’u ndërpritet financimi.
Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.” – shkroi Grenell.
Grenell ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Hashim Thaçit gjatë kohës kur shërbente si i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi. Komentet e tij vijnë në një kohë kur Dhomat e Specializuara në Hagë po përballen me kritika në lidhje me zgjatjen e procedurave dhe qëndrimin e gjatë në paraburgim të të akuzuarve.



Të tjera
40 vjeç është më mirë sesa 30 vjeç
Sandalet me gisht aspak higjienike
Pija që duhet të pini para gjumit për bark të sheshtë