Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor 2012 është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.
Takimi në mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.
Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj.
Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq me ndërmjetësimin e Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane, transmeton KosovaPress.



Të tjera
40 vjeç është më mirë sesa 30 vjeç
Sandalet me gisht aspak higjienike
Pija që duhet të pini para gjumit për bark të sheshtë