Mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në nëntë lokacione në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se ky operacion policor i Prokurorisë Speciale lidhet edhe me rastin e vrasjes së doganierit lituan në Eulex në vitin 2013, Audrius Šenavičius.
Audrius Senavicius, doganier lituanez, ishte vrarë me 19 shtator 2013 pas të shtënave ndaj dy automjeteve të EULEX në afërsi të Zveçanit.
Ndryshe, sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka parashtruar kërkesën në gjykatë për këtë operacione, janë duke u kryer bastisje në nëntë lokacione në këto dy komuna nën dyshimin e kryerjeve të veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.



Të tjera
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit