Bastisjet janë bërë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje të Rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”
Policia ka shoqëruar shtatë persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Nga bastisjet janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë nënvizuar se gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.
Në fund të komunikatës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar përkushtimin për garantimin e rendit dhe drejtësisë.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit