Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani në një konferencë për media, deklaroi se dalja më e madhe e votuesve sipas tyre kjo paraqet një rritje të përkrahjes për qeverisjen e tyre.
Sipas tij qytetarët e kanë njohur ndryshimin në qeverisjen qendrore dhe beson se të njëjtën do ta bëjnë edhe për qeverisjen lokale.
Sulejmani tha se nga informacionet që kanë marrë nga shtabet komunale, presin fitore në secilën komunë.
“Jemi optimist se gara në disa komuna do të përmbyllet që në rrethinë e parë, kjo vlen për Çairin, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në rrethinë e parë, gjithashtu të njejtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës”, tha Sulejmani, duke shtuar se për momentin këto janë informacionet, raporton SHENJA.



Të tjera
PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale
Uji i arrës së kokosit shërues për gurët në veshka