Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi sot se rrëzimi në Kuvend nga mazhoranca i rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë është një ngjarje e përsëritur.
Shehu e cilësoi rezolutën si shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, lidhet me të vërtetën historike, fakte e prova.
Shehu tha se shkaku publik që u dha nga mazhoranca ishte qesharak.
Shkaku publik që dhanë ata është qesharak. Dëgjova Ballën kur tha se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë 26 vjet më parë nuk është e vërtetë. Kjo bëhet me frymën e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, që është miratuar vetëm 3–4 vite më parë. Shkaku i vërtetë është te deklarata që bëri Vuçiç, ku tha se është i bindur që të gjitha parlamentet e vendeve mike nuk do të miratojnë rezoluta të ngjashme dhe këtu e kishte me Parlamentin e Shqipërisë, i cili duhet të ishte vendi më aktiv, më i interesuar në dënimin e atij gjenocidi. Sepse Kosova, kosovarët janë shqiptarë. Këtu nuk është çështje miqësie mes Ramës dhe Vuçiçit; këtu kemi një politikë të Ramës, e cila vendos prioritare marrëdhënien Shqipëri–Serbi ndaj marrëdhënieve Shqipëri–Kosovë. Me të vërtetë është historike: sakrifikon të vërtetën historike në funksion të marrëdhënies Shqipëri–Serbi, dhe ky është problem.
Ne me Serbinë mund të kemi marrëdhënie shtetërore normale, por nuk mund të kalohet një cak dhe marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë nuk mund të jenë në varësi të marrëdhënieve me Serbinë. Prioritare, strategjike për ne janë marrëdhëniet me Kosovën, për të rikrijuar atë rol që Shqipëria ka pasur deri në vitin 2013 rolin lider në rajon për stabilitet dhe integrimin rajonal në BE. Rol të cilin vendi ynë e humbi që nga viti 2014, duke ia kaluar Vuçiçit”,-tha Shehu.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës