Një mbrëmje zhgënjyese për boksierin shqiptar Albon Pervizaj, i cili u mund me nokaut në raundin e dhjetë nga venezueliani Jose Luis Marin Garcia, në përballjen e zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” të Hamburgut.
Pervizaj, që ka lindur dhe jeton në Gjermani por me prejardhje nga Prizreni, shihej si favorit i qartë përballë rivalit 39-vjeçar nga Venezuela.
Megjithatë, ndonëse nisi mirë duelet e para, ai nuk arriti ta mbante ritmin dhe u ndëshkua rëndë në fund të takimit.
Në raundin e dhjetë, Garcia goditi me një kombinim të saktë që e dërgoi Pervizajn në tokë, duke vulosur një fitore të papritur për boksierin amerikanolatin.



Të tjera
Një vezë në ditë mban larg doktorin?
Uthulla largon yndyrën nga enët tuaja
35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP