Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh.
Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it.
Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.
Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:
Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN
Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN
Komuna e Bërvenicës: prinë Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.
Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.
Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.
Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN.
Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.
Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.
Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.
Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN.
Komuna e Strugës: prinë Mendi Qyra dhe shkon në rreth të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së.
Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.
Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.
Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.
Theksojmë që këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe nga informacionet që tashmë janë publikuar nga partitë, ose koalicionet.



Të tjera
Sandalet me gisht aspak higjienike
Pija që duhet të pini para gjumit për bark të sheshtë
Balenciaga nxjerr në shitje fundin-peshqir, kushton plot 925 dollarë