Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u konfirmoi gazetarëve në Air Force One se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është ende në fuqi dhe tha se nuk do t’i heqë tarifat ndaj Indisë derisa ajo të ndalojë së bleri naftën ruse.
“Po, është,” u përgjigj Trump kur u pyet nga gazetarët nëse armëpushimi ishte ende në fuqi. Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e Hamasit nuk ishin të përfshirë në shkeljet e dyshuara të armëpushimit, por se “disa nga rebelët brenda asaj lëvizjeje” ishin përgjegjës.
“Por kushdo që të jetë, situata do të zgjidhet në mënyrën e duhur. Do të zgjidhet ashpër, por në mënyrë korrekte,” shtoi ai.
Izraeli njoftoi mbrëmë se kishte ndaluar sulmet ajrore në Gaza dhe se një armëpushim ishte në fuqi, pas sulmeve ajrore ndaj objektivave të Hamasit, të cilët i akuzoi për sulmin ndaj ushtarëve izraelitë. Kjo është shkelja e parë e armëpushimit të kësaj madhësie që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor.



Të tjera
Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë
Historia e Benjamin Asare: Nga puna si konduktor autobusi dhe shitës i qeseve plastike deri ta ndalja e Anglisë
Këshilla si ta shijoni një udhëtim me veturë