Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së hënës në Prishtinë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht pranë objektit të Policisë.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë ai.



Të tjera
Isufaj: Bashkëpunimi ndërkombëtar po jep rezultate në lúftën kundër kr*imit
Turqia përgatiti Qendrën Ndërkombëtare të Medias për samitin e NATO-s në kryeqytetin Ankara
“Hëngra ketchup dhe djathë”, vajza në Venezuelë rrëfen si mbijetoi 32 orë nën rrënoja