Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Togu i Kërkim Shpëtimit ka arritur që të tërheqë trupin e pajetë të një personi afër Liqenit të Jezhnicës në Shterpcë.
“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës – Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, ka njoftuar FSK-ja.



Të tjera
Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën
Kurti zotohet për rritje të shtesave për fëmijë në mandatin tjetër deri në 90 euro
Simptomat që tregojnë nëse jeni alergjik ndaj të ftohtit