Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Hysen Muzliukaj, ish-drejtor për Gjeodezi në Mitrovicë, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion.
Sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.
Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi.
“Nuk ndihem fajtor”, deklaroi Mujka.
“Absolutisht i pafajshëm”, deklaroi më pas Muzliukaj.
Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale Iliriana Çollaku-Tafa.
Pas deklarimit të të akuzuarve, kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani-Hajra njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre- avokatët Xhafer dhe Ahmet Tahiri se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Seanca e 8 tetorit 2025 kishte dështuar në mungesë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 9 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mujka ngarkohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.
Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi.
Të tjera
Kurti deklarohet për koalicionin me LDK-në në Vushtrri
Presidentja: Vonesa që po tenton Lista Serbe për formimin e qeverisë, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve
Abdixhiku: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh