Aston Martin Valour është një nga tre modelet V-12 limited-edition.
Kjo makinë prej 2 milionë dollarësh krenohet me një V-12 dhe një transmision manual, që tashmë e vendos atë disa hapa përpara shumicës së supermakinave të tjera moderne, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet fjalë për një veturë që thuhet se është e kufizuar në vetëm 110 njësi dhe ka një çmim fillestar prej
rreth 2 milionë dollarë.
Natyrisht, ky çmim nuk merr parasysh opsionet e shumta për “personalizim”.

Ajo ka një motor V-12 5.2-litërsh, duke prodhuar 705 kuaj fuqi.
Veç këtyre, ajo mund të arrijnë shpejtësinë prej 100km/h në më pak se 3.5 sekonda ndërkohë që shpejtësia e saj maksimale është rreth 320 km/h.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi